×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kapet shqiptari me 51 qese me kokainë të fshehura në tenxhere me oriz

    Reporteri
    19 Shtator 2019 | 10:39

    Policia greke arrestoi një 40-vjeçar shqiptar për trafik droge pasditen e së martës në Selanik.


    Nga një kontroll i kryer në apartamentin e tij policia gjeti dhe sekuestroi 51 qese najloni me kokainë me peshë 143.3 gram.

    Ajo ishte fshehur në dy tenxhere plastike me oriz. U sekuestruan edhe një sasi kërpi me peshë 9.7 gram dhe dy peshore elektronike, transmeton lapsi.al.

    Ndërsa në një tjetër shtëpi në të njëjtën zonë u gjet dhe u konfiskua një sasi e vogël kanabis i përpunuar, një pluhur i bardhë i panjohur i përdorur për trajtimin e kokainës, me peshë 895 gramë, 1695 euro të ardhura nga shitja e drogës dhe 2 telefona celularë.

    U sekuestrua edhe një motor që shërbente si mjet për shitjen e drogës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!