×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Atentati me 4 viktima në Shkodër, arrestohen 4 policë

    Reporteri
    20 Nëntor 2024 | 23:41

    Katër policë janë arrestuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Policore në lidhje me atentatin me 4 të vrarë të ndodhur më 30 tetor 2024 në lagjen Dobraç që tronditi qytetin e Shkodrës.

    Të arrestuarit janë Blerim Kurmekaj, Viktor Logu, Julian Sterkaj, dhe Marte Martini.Arrestimi i efektivëve të repartit “Shqiponja” ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

    Autoriteti i Mbikqyrjes Policore (AMP) thotë se policët nuk shoqëruan dhe nuk identifikuan personat e gjetur në vendngjarje.

    Në makinën në të cilën udhëtonin viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushati ka qenë dhe një person i tretë, i cili dyshohet se ka qenë Ibrahim Lici që pasi i dha ndihmën viktimave, u largua kur mbërriti ambulanca.

    Në lidhje me ngjarjen e rëndë janë shoqëruar dhjetëra persona por ende policia e Shkodrës nuk ka arritur të identifikojë autorët e kësaj ngjarje të rëndë e cila tronditi opinionin publik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!