×
  • Lajme
  • Botë / Krime lufte

    Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhërarrest për Netanyahun

    Reporteri
    21 Nëntor 2024 | 13:28

    Gjyqtarët në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) kanë lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin dhe ish-ministrin e mbrojtjes të Izraelit, si dhe komandantin ushtarak të Hamasit.

    Një deklaratë u bë e ditur se është lëshuar urdhërarrest për Benjamin Netanyahun dhe Yoav Gallant, raporton BBC.

    Një urdhër është lëshuar gjithashtu për Mohammed Deif, megjithëse ushtria izraelite ka thënë se ai u vra në një sulm ajror në Gaza në korrik.

    Gjykatësit gjetën “arsye të bazuara” se të tre të lartpërmendurit  mbanin “përgjegjësi penale” për krime të dyshuara të luftës dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës midis Izraelit dhe Hamasit. Si Izraeli ashtu edhe Hamasi i kanë hedhur poshtë akuzat

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!