×
  • Lajme
  • Lajme

    “Albana Bytyqi një milion euro nga Komuna e Rahovecit AAK”, Fitore Pacolli i kundërpërgjigjet Kadrijajt

    Reporteri
    21 Nëntor 2024 | 14:08

    Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka reaguar pasi në foltoren e Kuvendit të Kosovës u vendos nga deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, mbishkrimi “Fitore Pacolli 200.000 euro, Gratë e Krushës 0 euro”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Deputetja e VV-së, e përfolur këto ditë për grantin 100 mijë euro që vëllai i saj kishte marrë nga Ministria e Bujqësisë, ia ktheu me një pankartë tjetër duke e vendosur sipër.

    “Albana Bytyqi 1 milion euro nga komuna e Rahovecit”, ishte shkruar në pankartën e deputetes së VV-së.

    Javën e fundit në media është përfolur për grantet që Ministria e udhëhequr nga Faton Peci kishte dhënë grante për familjarë dhe njerëz të pushtetit.

    Fillimishte ishte ai me vëllain e deputetes Pacolli i cili kishte marrë grant në vlerë 100 mijë euro, gjithashtu edhe daja i saj poashtu kishte marrë një grantë me vlerë të tillë, ndërsa këshilltari i jashtëm i Ministrit Peci kishte marrë grant 100 mijë euro.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!