Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për Gazetën Online Reporteri.net lidhur me gjuajtjen me armë në lagjen Vranjevc në Prishtinë.
Tashmë jan identifikuar dy personat e dyshuar të përfshirë në rast, ndërsa njëri nga ta është arrestuar.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se personi tjetër i dyshuar ndodhet në arrati, ndërsa një veturë është sekuestruar.
“Ndërlidhur me rastin e mësipërm , veprimet e shpejta operativo hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar të përfshirë në rast. Pak kohë pas ngjarjes njëri nga ta është arrestuar nga ana e policisë, ndërkaq tjetri është ende në arrati. Po ashtu është identifikuar edhe një veturë e përfshirë e cila është sekuestruar nga policia”, tha Borovci për Reporteri.net.
Burime të Gazetës Online Reporteri bëjnë të ditur se dy persona kanë mbetur të plagosur në këmbë.
Po ashtu burime të Reporteri.net bëjnë të ditur se personat e përfshirë në rast kishin pasur mosmarrëveshje edhe më herët.
/Reporteri.net/