Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka folur rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës për të ndaluar lojërat e fatit për një periudhë 10-vjeçare.
Haradinaj po ashtu ka thënë se Qeveria ka afat prej 30 ditësh që të procedojë në Kuvend ligjin e ri.
Me këtë ligj, mbyllen të gjitha lojërat e fatit në afat prej 10 vitesh, me përjashtim të Lotarisë së Kosovës.
Mes të tjerash Haradinaj foli edhe për ata që do të mbesin pa punë si pasojë e këtij vendimi duke thënë se janë të gatshëm ti trajnojnë të gjithë ata që kanë punuar në këto biznese, shkruan Reporteri.net
“Secili ligj e ka edhe koston e vet. Ajo pare në një mënyrë apo tjetrën qarkullon. Jemi të gatshëm që ti trajnojmë të gjithë ata të rinj dhe të reja që punojnë në këto biznese”, është shprehur ndër të tjera Haradinaj. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.