×
  • Lajme
  • Lajme / Grantet

    Peci iu hynë kontrollë arkivave dhe nxjerr dokumente: Fahrie Hoti u padit nga ministria në vitin 2017

    Reporteri
    21 Nëntor 2024 | 20:11

    Pas reagimeve të shumta se si Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ia ka refuzuar grantin grave të Krushës, e i ka dhënë grant vëllait të deputetes së VV’së, Fitore Pacollit, Ministri Faton Peci u ka hyrë arkivave të Ministrisë e ka nxjerrë disa dokumente.

    Peci ka zbuluar se Fahrie Hoti ishte paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2017 dhe se i ishte kërkuar kthimi i 17 mijë e 800 eurove që Kooperativa Bujqësore “Krusha” i kishin fituar si grant, shkruan Reporteri.net.

    “A dini që në vitin 2017 Ministria e Bujqësisë e ka paditur znj. Fahrie Hoti përkatësisht Kooperativën Bujqësore “KRUSHA” dhe i ka kërkuar kthimin e 17,800 eurove që i kishin fituar si grant? Tash e dini. Media kemi pasur edhe në vitin 2017. Por në lajme nuk e kemi parë asnjëherë. Për rikujtim në vitin 2017, qeverisnin bashkë LDK dhe PDK. Kryeministër ishte Isa Mustafa (LDK). Ministër i Bujqësisë ishte Memli Krasniqi (PDK).”, ka shkruar Peci.

    Ai ka paralajmëruar se nesër do të tregojë edhe se si Grave të Krushës u ishin refuzuar grantet edhe nga qeveria Haradinaj.

    “Kurse nesër do t’iu tregoj se si Grave të Krushës u janë refuzuar grantet edhe nga qeveria Haradinaj”, ka shkruar tutje Peci.

    Në dokumentin e publikuar nga Peci, kthimi i mjeteve kërkohet me arsyetimin “për mospërmbushje të obligimeve sipas Kontratës dhe Vendimit për mbështetje për programin e Zhvillimit Rrual”.

    Fahrije Hotit dhe grave të Krushës iu refuzua granti, vëllait të Fitore Pacollit të VV-së iu dha projekti rreth 100 mijë euro

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!