×
  • Lajme
  • Lajme / ZKM

    Kurti takon ambasadoren Elizabeth McKee, shpreh mirënjohje për mbështetjen dhe ndihmën e USAID-it

    Reporteri
    21 Nëntor 2024 | 20:35

    Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Ndihmës Administratoren në Byronë për Evropë dhe Euroazi të USAID, ambasadoren Elizabeth McKee dhe Drejtorin e Misionit, James Hope, të shoqëruar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

    Në njoftimin e ZKM’së thuhet se Kurti ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmën e USAID, që sivjet shënon 25-vjetorin e themelimit, në reformat e qeverisë në energji, përkatësisht në tranzicionin energjetik, prokurim publik, luftimin e korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

    “Ai shprehu falënderim të veçantë për rolin dhe bashkëpunimin në arritjen e vlerësimit të parë kreditor sovran të Kosovës, nga Fitch Ratings, që bashkë me Agjencinë e Investimeve dhe Eksportit që është themeluar rishtazi, po ashtu me mbështetjen e USAID, do të ndihmojnë në tërheqjen e investimeve në Kosovë. Në këtë takim, kryeministri Kurti dhe ambasadorja McKee diskutuan për zhvillimet në vend, zbatimin e projekteve të përbashkëta dhe për mundësitë për bashkëpunime të reja, me theks në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!