×
  • Lajme
  • Lajme / Paris

    Lajçak: Franca është mbështetëse e fortë e dialogut Kosovë – Serbi

    Reporteri
    21 Nëntor 2024 | 23:10

    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës në Paris ka takuar ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad.

    Ai u shpreh se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut.

    Lajçak tha se me ministrin francez pati një diskutim të mirë për dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

    “Gjithmonë kënaqësi të jem në Paris dhe të takohem me ministrin e deleguar për Europë, Benjamin Haddad. Ne patëm një diskutim të mirë për dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Faleminderit Francës për mbështetjen e fortë ndaj procesit”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!