×
  • Lajme
  • Lajme / Pakënaqësi

    Punëtorët e “Pastrimit” protestë para Komunës: Përparim, ndale tenderin 16 milionë, jo falimentim për pastrim

    Reporteri
    22 Nëntor 2024 | 10:38

    Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Rajonale KRM “Pastrimi” janë duke zhvilluar protestë para Komunës së Prishtinës.

    Ata po protestojnë pasi ndihen të cënuar për humbjen e vendeve të punës, pas tenderit në vlerë prej 16 milionë e 400 mijë euro që shpalli Komuna e Prishtinës për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet, që e çon këtë ndërmarrje drejt falimentimit.

    Punëtorët po mbajnë protesta në dorë me mbishkrimin “Jo falimentim për pastrim”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ata thanë se kryetari Përparim Rama e drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci po e falimentojnë ndërmarrjen publike “Pastrimi”.

    “Marre, marre”, u dëgjuan duke brohoritur ata para ndërtesës së Komunës së Prishtinës.

    Ata thanë se Kryetari i Komunës, Përparim Rama dhe Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, po marrin hapa që çojnë drejt falimentimit të kompanisë publike “Pastrimi” dhe se po rrezikojnë vendet e punës të 900 punëtorëve.

    Tenderi është i ndarë në gjashtë lote, derisa kohëzgjatja e kontratës është për 36 muaj apo tri vjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!