×
  • Lajme
  • Botë

    Në Zvicër thyhen rekorde të sasisë së borës në nëntor

    Reporteri
    22 Nëntor 2024 | 12:59

    Reshjet e dendura të borës kanë çuar në një sasi rekord bore për muajin nëntor në vende të ndryshme të Zvicrës. 42 centimetra borë e freskët  ra në Lucern, 36 centimetra në Glarus dhe 28 centimetra secila në Cyrih dhe Bazel.

    Të gjitha këto janë rekorde të nëntorit për vendet e prekura, njoftoi Meteoschweiz të premten, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Stuhia Caetano ishte përgjegjëse për reshjet e mëdha të borës të enjten pasdite dhe të premten mbrëma.

    Kjo lëvizi pikërisht mbi Zvicrën, siç shpjegoi më tej Meteoschweiz. Me kalimin e  frontit frynte edhe erë e stuhishme, sidomos në male. Vlera maksimale u regjistrua në Jungfraujoch, me një shpejtësi të erës prej 198 kilometrash në orë.

    Kushtet e motit ndikuan në trafikun rrugor dhe hekurudhor, ku disa rrugë mbetën të bllokuara. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!