×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i ASK-së

    Muajin tjetër shpallen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë

    Reporteri
    22 Nëntor 2024 | 14:12

    Agjencia e Statistikave të Kosovës do të publikojë rezultatet përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë më 19 dhjetor.

    ASK do ta bëjë prezantimin e këtyre rezultateve në një konferencë për media.

    “Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) gjatë kësaj periudhe njëmujore do të angazhohet maksimalisht në përgatitjen e të dhënave të para përfundimtare dhe publikimin e tyre në një periudhë rekorde brenda 7 muajshe që nga përfundimi i Regjistrimit të Popullsisë në terren. Ndërkohë që, raportet tematike do të vazhdojnë të publikohen edhe gjatë vitit 2025.

    Njëkohësisht, ASK-ja falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin që kanë treguar gjatë këtij procesi, të gjithë stafin e përfshirë në Regjistrim, institucionet që kanë mbështetur këtë proces, si dhe të gjitha mediat për korrektësinë dhe raportimin e drejt gjatë gjithë procesit të Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë (ReKos2024)”, thuhet në njoftim.

    Sipas rezultateve preliminare që janë publikuar në korrik, Kosova ka 1 milion e 586 mijë e 659 banorë rezidentë. Prej tyre, 795 mijë 46 janë meshkuj dhe 791 mijë e 614 femra.

    Numri i banesave është 560 mijë. Numri i ekonomive familjare 353 mijë ekonomi familjare, derisa numri mesatar i anëtarëve për familje është 4.5 banor.

    Komuna me më së shumti banorë është Prishtina me 227 mijë e 154, e pasuar nga ajo e Prizrenit me 147 mijë e 428, pastaj Ferizaj me 109 mijë e 345.

    Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë për herë të fundit ishte organizuar në vitin 2011./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!