×
  • Lajme
  • Lajme / AAK

    Haradinaj: Kosova duhet ta rikthejë mbështetjen e partnerëve, anëtarësimi në NATO është caku

    Reporteri
    22 Nëntor 2024 | 14:49

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në këto katër vjet qeverisje të Albin Kurtit, Kosova ka shënuar vetëm humbje.

    Haradinaj ka thënë se duhet një model i ri qeverisës. Shefi i AAK-së thotë se Kosova përfundimisht ka nevojë ta rikthejë miqësinë e mbështetjen e partnerëve strategjikë.

    Caku, Haradinaj thotë se është anëtarësimi direkt në NATO, i cili do të kthente gjithçka kah e mbara.

    “Kosova ka nevojë për një mendësi të re qeverisëse, ku nuk vidhet paraja e qytetarëve e ku jepen njoftime se po hetohen 1700 kontrata njëburimore. Ka nevojë për një model të ri, ku nuk preket ndarja e pushteteve, ku nuk sulmohet gjyqësori, ku nuk sulmohen mediat e shantazhohen gazetarët, por ku liria e fjalës e demokracia institucionale janë të paprekshme.

    Ku qytetari nuk vuan për bukën e gojës e nuk kërkon shpëtim duke e braktisur vendin e vet.

    Më në fund Kosova ka nevojë ta rikthejë miqësinë e mbështetjen e partnerëve strategjikë, pa të cilët nuk do të arrinim asgjë. Ne duhet ta arrijmë cakun tonë që është anëtarësimi direkt në NATO, i cili do të kthente gjithçka kah e mbara.

    Kosova për këto katër vjet, ka shënuar vetëm humbje, edhe në planin e brendshëm, edhe në zhvillim, edhe në mirëqenie, por edhe në planin ndërkombëtar. Kosova sot është më e dobët se asnjëherë më parë në këto 25 vjet liri.”, shkruan Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!