×
  • Lajme
  • Lajme / Fotografi

    Dogana kap mallra të padeklaruara në vlerë 15 mijë euro në aeroportin “Adem Jashari”

    Reporteri
    22 Nëntor 2024 | 16:24
    Aeroporti i Prishtinës "Adem Jashari". Fotografi nga arkivi.

    Dogana e Kosovës tha se gjatë javës së kaluar përmes disa “kontrolleve rigoroze” në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë zbuluar dhe sekuestruar mallra të padeklaruara në katër raste të ndryshme, me një vlerë totale prej rreth 15,000 euro.

    “Dy raste të pajisjeve teknologjike, përfshirë telefona celularë dhe aksesorë elektronikë. Derisa raste të tjera me medikamente të ndryshme, të cilat nuk janë deklaruar sipas procedurave doganore”, ka njoftuar Dogana.

    Ndërkaq, Dogana tha se të gjitha produktet janë sekuestruar derisa palët janë në procedura kundërvajtëse.

    “Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të forcuar kontrollet kufitare, duke përdorur teknologji të avancuar dhe analiza të thelluara të riskut. Këto masa synojnë të sigurojnë tregti të ndershme, të mbrojnë interesat ekonomike të vendit dhe të rrisin sigurinë për të gjithë qytetarët”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!