×
  • Lajme
  • Lajme / SBASHK

    Krasniqi: Sfidave të mësimdhënësve do t’ju vijë fundi kur do të fillojë jetësimi i planprogramit të Bedri Hamzës

    Reporteri
    22 Nëntor 2024 | 16:55

    Kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim udhëheqësit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

    Ai ka treguar se me përfaqësuesit e SBAShK-ut kanë biseduar lidhur me sfidat e ndryshme me të cilat po ballafaqohen mësimdhënësit.

    Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se sfidave të mësimdhënësve do të ju vijë fundi pas 9 shkurtit.

    “Së bashku me Abelardin, pritëm sot në takim udhëheqësit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, me të cilët biseduam lidhur me sfidat e ndryshme me të cilat po ballafaqohen mësimdhënësit në vendin tonë e të cilave do t’ju vijë fundi pas 9 shkurtit, kur do të fillojë jetësimi i planprogramit të Bedri Hamzës, me PDK-në në krye të Qeverisë”, ka shkruar Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!