Një 19-vjeçar, i dyshuar si autor i plagosjes me thikë të një 20-vjeçari në “Qytetin Studenti”, është arrestuar këtë të premte.
Në lidhje me ngjarjen është proceduar edhe një 52-vjeçar, pasi dyshohet se i riu nga Kamza e ka blerë thikën tek ky person.
Sherri në fjalë ndodhi në ambientet e jashtme të një Fast Food-i, ku 20-vjeçari mori disa plagë të ndryshme në trup si pasojë e goditjeve dhe ndodhet ende në spital në kujdesin e mjekëve.
Sipas burimeve policore, mësohet se dy të rinjtë janë grindur për motive të dobëta, me pretendimin se po e shikonin “shtrembër njëri-tjetrin”.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. A., 19 vjeç, banues në Kamëz, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. T., 52 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi A. A., ditën e djeshme, në “Qytet Studenti”, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se autori i dyshuar e ka blerë mjetin prerës nga shtetasi E. T”, njoftoi policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.