×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika

    Reporteri
    22 Nëntor 2024 | 19:47

    Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pasi Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ngriti kallëzim penal ndaj tij dhe Kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhikut.

    Sipas Gurit, arsyeja e kësaj padie është “panika”, shkruan Reporteri.net.

    “ E përsëris qëndrimin tonë – kushdo që i ka futur duart në buxhetin e shtetit do të përballet me drejtësinë. Mund të na padisni, por nuk mund të fshiheni nga krimet qe po i bëni! E dimë që i keni vjedhur paratë, dhe drejtësia po vjen, LDK po vjen! Ndryshimi po vjen! P.S Keni me i kthy paratë CENT MË CENT”, ka shkruar Guri.

    Në kallëzimin penal që ka publikuar Peci shkruan se “i dyshuari Paris Guri si pjesë e një grupi kriminal të strukturuar-organizuar, së bashku me disa persona të tjerë, me qëllim të dëmtimit të të dëmtuarve si në aspektin e imazhit politik dhe atij personal, me dashje shtytin personin (fermerin) e quajtur Hamdi Gashi si dhe fermerë të tjerë të cilët ishin përfitues të granteve nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që të deklarojnë në publik dhe të bëjnë lajmërim të rremë tek organet e rendit në premtim të shpërblimit material, gjoja se ishin detyruar të ipnin ryshfet tek të dëmtuarit në mënyrë që të bëheshin përfitues të granteve, duke tentuar më pas edhe shantazhimin e të dëmtuarit dhe punonjësve të tjerë të MBRZH’SË”.

    Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit disa ditë pasi LDK zbuloi se u dha grante familjarëve të Fitore Pacollit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!