×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për fundjavë

    Reporteri
    22 Nëntor 2024 | 22:28

    Reshjet e shiut që filluan ditën e premte, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, me depërtimin e masave më të ftohta arktike, shndërrohen në reshje dëbore.

    Temperaturat nga 13C e 17C që arritën të premten në mesditë, zbresin pranë 0C deri në mesnatë, ndërsa minimalet mëngjesin e së shtunës në -3C e -1C. Vransirat shpërndahen orëve të para të ditës së shtunë, mirëpo nga pjesë lindore mund të ketë zhvillime të vransirave lokale pasdite, e nuk përjashtohet mndësia të shoqërohen me ndonjë rrebesh të shkurtë bore.

    Temperaturat maksimale shkojnë deri në 2C e 5C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriperëndimore 5-10m/s.

    Mot stabil parashihet nga dita e diel, megjithëse më i ftohtë, me ngrica orëve të mëngjesit, ku temperaturat minimale mund të zbresin në -6C e -8C. Maksimalet gradualisht në rritje deri në 6C e 9C, deri të mërkurën. Dominojnë më shumë qetësitë, por herë herë frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme./Mendimi për motin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!