Policia e Kosovës ka arrestuar 19 persona në Prizren, meqë të njëjtit dyshohet se kanë zhvilluar lojëra të fatit dhe bixhoz pa ligjshëm.
Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZ I PALIGJSHËM Rr. 2 Korriku, Prizren 22.11.2024 – 00:15. Raportohet se janë arrestuar 19 persona si të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë hasur brenda në një, ku dyshohet se janë zhvilluar lojëra të fatit dhe bixhoz i pa ligjshëm”.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.