×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Gjendet i vdekur një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia jep detaje

    Reporteri
    23 Nëntor 2024 | 15:36

    Një 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Jazhincë të Shtërpcës.

    Kështu ka bërë të ditur  zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krim teknikët rajonal.

    Tutje, ai shtoi se me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

    Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”.

    “Me datën 23.11.2024 rreth orës 07:30 në fshatin Jazhincë të Shtërpcës një person në oborrin e shtëpisë kishte vërejtur trupin e një personi pa ndjenja dhe kishte lajmëruar policinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla e policisë dhe mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare të Shtërpcës , të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit Z. S ( M/K) i moshës 61 vjeçar .Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal dhe me vendim të prokurorit të shtetit trupi u pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”, ka thënë Veseli. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!