×
  • Lajme
  • Lajme / Hagë

    Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, javën e ardhshme mbahen katër seanca

    Reporteri
    23 Nëntor 2024 | 20:46

    Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Katër seanca pritet të mbahen nga e hëna, në të enjten.

    Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020.

    Numri i dëshmitarëve të prokurorisë në atë që njihet si gjykimi i madh ka mbërritur njëqindëshin.

    Një pjesë e madhe e këtij procesi gjyqësor ka kaluar në seanca të mbyllura për publikun dhe me dëshmitarë të mbrojtur.

    Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve nisi në prill të vitit 2023.

    Ish-krerët e UÇK-së akuzohen nga ZPS-ja për vrasje, torturë e trajtim mizor në periudhën mes viteve 1998–1999. Në procesin gjyqësor që ka nisur më 3 prill 2023, ish-drejtuesit e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

    Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!