×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    E rëndë: Vdes 25-vjeçari në Prizren, u godit nga një mjet i fortë metali në vendin e punës

    Reporteri
    24 Nëntor 2024 | 16:31

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në Prizren, saktësisht në rrugën “Ekrem Rexha”, ku një 25-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në një objekt ndërtimi.

    Lajmin  e ka konfirmuar për Reporteri.net. zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    “Ju informojmë se me datë 24.11.2024, në ora 15:40, në rrugën “Ekrem Rrexha” në Prizren , në një ndërtesë e cili është duke u renovuar, brenda në katin e fundit të saj, derisa një puntor ishte duke punuar nga lartësia bie një profilë metali, i njëjti e godet në kokë puntorin A. G. 25 Vjeçar nga fshati Vragoli, Fushë Kosovë dhe për pasoj i njëjti vdesë, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjences”, ka thënë Bytyqi për Reporteri.net..

    Ai ka thënë se në vend ngjarje kanë dal hetuesit kujdestar të stacionit dhe Sektori Rajonal i Hetimeve, edhe inspektori i punës është informuar. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!