×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

    Reporteri
    24 Nëntor 2024 | 18:01

    Tre persona janë arrestuar te Manastiri i Deçanit. Arsyeja është se në targat e veturës së tyre ishte mbishkrimi “Kosova është Serbi”.

    Gjatë një feste ortodokse sot në Manastirin e Deçanit, Policia e Kosovës ka hasur në një veturë të dyshuar me targa malazeze. Në targat e kësaj veture ishte mbishkrimi “Kosova është Serbi”, e policia pas një pune intensive ka arrestuar tre të dyshuar, që gjendeshin në automjet.

    Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për Reporteri.net.

    “Policia ka hasur në një parking një veturë me targa të Malit të Zi, ku në to ishte e shënuar ‘Kosova është Serbi’. Policia ka arritur te identifikojë të dyshuarit dhe pas një pune intensive i ka arrestuar tre persona, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë”, tha Gashi.

    Rasti është duke u hetuar dhe po cilësohet si “nxitje te urrejtjes”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!