Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar futbollistin Granit Xhaka.
Hamza ka thënë Graniti është yll i futbollit të masave botërore, dhe model, inspirim e motiv per djem e vajza qysh arrihen majat e suksesit me punë, me disiplinë, shkruan Reporteri.net.
Ai i ka thënë Granitit se bashkë me babain e tij, Ragip Xhakën, janë në garë zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, çka ylli i kombëtares zvicerane i ka uruar suksese.
Kurse, Granit Xhaka ka deklaruar se mundohet të bëjë gjëra pozitive për Kosovën.
“Na për Kosovën gjithçka bëjna, munohemi me bo sene të mira, me bo gjëra pozitive, dhe shpresoj te ardhmen për Kosovën me u bo edhe më mirë, me të gjitha të mirat që edhe zoti na do”, ka thënë Graniti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.