×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

    Reporteri
    24 Nëntor 2024 | 20:06

    Policia e Kosovës ka ndaluar një qytetare serbe në afërsi të urës së Bistricës.

    Një grua me inicialet J.R. është shoqëruar sot nga Policia e Kosovës pasi ka bërë fotografi të paautorizuara të postbllokut të policisë pranë urës së Bistricës.

    “Ajo ka fotografuar postbllokun e Policisë së Kosovës përkundër faktit se ka shenja të qarta se fotografimi është i ndaluar në këtë zonë”, ka deklaruar Petrit Fejza, shefi i Operativës Rajonale për Mitrovicë të Veriut, Petrit Fejza.

    Fejza njofton se pas intervistimit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

    Pas lirimit nga policia drejtoresha e organizatës “Iniciativa e Re Sociale”, Jovana Radosavljeviç dha një deklaratë për mediat serbe.

    Ajo ka thënë se ka pasur të ndezur kamerën sepse “ndihej më e sigurt” me këtë veprim derisa ka pranuar se në zonë janë shenja të qarta që nuk lejohet incizimi.

    Ajo tha se pas shoqërimit ne stacionin policor në Zveçan, Policia e Kosovës ishte sjellë mirë dhe se i kishin treguar se ajo që ka bërë nuk përbën vepër penale por vetëm një shkelje./Telegrafi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!