Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vdekjes së një 25-vjeçari nga Fushkë Kosova derisa po punonte në një objekt ndërtimi në Prizren.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj u ka bërë thirrje ndërmarrësve kosovar që të rrisin nivelin e sigurisë fizike të punëtorëve.
Postimi i tij:
Lajmi për vdekjen tragjike të të riut nga Prizreni na ka tronditur të gjithëve. Një jetë e humbur në mënyrë kaq të parakohshme dhe fatkeqe është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë ne.
Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e të ndjerit.
Lus ndërmarrësit kosovarë që të rrisin nivelin e sigurisë fizike të punëtorëve kurse për organet kompetente institucionale ky rast është edhe një alarm se ata duhet të rrisin përgjegjësitë e tyre dhe të rrisin nivelin e implementimit të ligjit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.