Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka shkruar për punët e realizuara gjatë javës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se takimi i radhës i kryenogicatorëve të dialogut Kosovë-Serbi mbahet në dhjetor, shkruan Reporteri.net.
“U angazhova në diskutime të rëndësishme mbi Dialogun dhe rrugën përpara. Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të Kryenegociatorëve në dhjetor. Mezi po pres periudhën e ardhshme”, ka shkruar Lajçak.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.