×
  • Lajme
  • Lajme / Forumin Ndërkombëtar për Sigurinë në Halifax

    Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns

    Reporteri
    25 Nëntor 2024 | 11:40

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax në Kanada, është takuar me deputeten britanike, Alicia Kearns.

    Në postimin në Facebook, Osmani e quan Kearns, mike të madhe të Kosovës.

    “Gjithnjë kënaqësi të takoj miken e madhe të Kosovës, Alicia Kearns, kësaj radhe në Forumin Ndërkombëtar për Sigurinë në Halifax”, ka shkruar Osmani në Facebook krahas fotografisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!