×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016

    Reporteri
    25 Nëntor 2024 | 22:50

    Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti i Izraelit e ka tërhequr kundërshtimin që e kishte shfaqur kundër aderimit të Kosovës në këtë Konventë. Në fakt MPJ e ka shpërndarë qëndrimin e shtetit hebre që bën të ditur se tashmë ka hyrë në fuqi Konventa mes Izraelit dhe Republikës së Kosovës.

    “Shteti i Izraelit e tërheq kundërshtimin për aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën e Hagës të 5 tetorit 1961 për Heqjen e Kërkesës për Legalizim të Dokumenteve të Huaja Publike(“Konventa e Apostiles”). Kështu që Konventa ka hyrë në fuqi ndërmjet Shtetit të Izraelit dhe Republikës së Kosovës më 20 Nëntor 2024″, thuhet në njoftim.

    Kosova e kishte depozituar instrumentin e saj të aderimit në Konventën e Hagës më 6 nëntor 2015.

    Në ceremoninë e zhvilluar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës (Depozituese ), Vjosa Dobruna, Ambasadorja e Kosovës dhe Këshilltari Besnik Ramadanaj përfaqësonin Ambasadën e Kosovës. Asokohe ishte njoftuar se aderimi i Kosovës në Konventë do të ketë efekt vetëm sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe atyre shteteve kontraktuese të cilat nuk kanë ngritur asnjë kundërshtim për aderimin e saj deri më 15 maj 2016. Përveq Izraelit, Spanjës, Rusisë kishin kundërshtuar edhe vende që e kishin njohur Kosovën./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!