×
  • Lajme
  • Lajme / Dhuna me bazë gjinore

    Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhuna është shoqëri më e fortë

    Reporteri
    26 Nëntor 2024 | 7:36

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqëri është betejë e përbashkët e grave dhe e burrave.

    Kurti ka thënë se një shoqëri e lirë nga dhuna është shoqëri më e fortë.

    “Po fillojmë fushatën “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, me thirrjen e përbashkët për ndërgjegjësim, për drejtësi e për barazi. Për të mbrojtur dinjitetin njerëzor. Për një shoqëri ku çdo grua dhe vajzë ka të drejtën të jetojë e lirë, e të ëndërrojë pa frikë. Si qeveri, po veprojmë çdo ditë. Po forcojmë ligjet. Po rrisim ndihmën për strehimoret. Po fuqizojmë gratë ekonomikisht.

    Po mbështesim viktimat e dhunës me bazë gjinore. Duke fuqizuar gratë, forcojmë shoqërinë. Shpijmë përpara barazinë në shoqëri dhe zhvillimin në shtetin tonë. Kjo është beteja jonë. Jo vetëm e grave. Por e burrave dhe grave së bashku. Sepse një shoqëri e lirë nga dhuna është shoqëri më e fortë. Më e drejtë. Më njerëzore”, ka shkruar Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!