×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet parlamentare

    VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit

    Reporteri
    26 Nëntor 2024 | 14:16
    Lëvizja Vetëvendosje. Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

    ‘’Në përputhje me Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025’’, thuhet në njoftim.

    Më tutje thuhet se të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues nga data 26.11.2024 deri me datë 30.11.2024.

    Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë pritet të mbahen më 9 shkurt.

    Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!