×
  • Lajme
  • Lajme

    Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë

    Reporteri
    26 Nëntor 2024 | 16:34

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë kushte që bashkatdhetarët tanë, biznesmenë të suksesshëm në vende të ndryshme të botës, me kapitalin, përvojën dhe njohuritë e tyre të jenë prezentë në Kosovë, të investojnë, të punojnë dhe së bashku ta zhvillojmë vendin tonë.

    Hamza ka postuar një video nga tubimi i tij i së dielës me mërgimtarët në Koln, nga të cilët ka kërkuar që deri më 26 dhjetor të regjistrohen për të pasur të drejtë të votojnë në ambasadat e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!