Disa nga të emëruarit e kabinetit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump u vunë në shënjestër të “kërcënimeve të dhunshme”, mes të tjerash edhe kërcënime me bombë, tha të mërkurën një zëdhënëse e presidentit të ardhshëm amerikan.
Kërcënimet u bënë mbrëmjen e së martës dhe mëngjesin e së mërkurës. Organet e zbatimit të ligjit vepruan me shpejtësi për të garantuar sigurinë e individëve të vënë në shënjestër, tha përmes një deklarate zëdhënësja Karoline Leavitt.
Ajo nuk dha detaje se kush ishte kërcënuar dhe nuk foli mbi natyrën e kërcënimeve në fjalë. Deri në publikimin e lajmit, Byroja Federale e Hetimeve dhe Departamenti i Drejtësisë nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.
Zëdhënësja Leavitt tha se ndër kërcënimet në fjalë ishin edhe njoftimet e rreme tek organet e rendit për një krim në një adresë të caktuar, me qëllim nxitjen e një reagimi të ashpër dhe të armatosur të organeve të rendit ndaj shtëpisë së një individi të caktuar./VOA/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.