×
  • Lajme
  • Lajme / Dita e Falënderimeve

    Kurti shtroi drekë për Ambasadorin Hovenier: Në nderim të miqësisë Kosovë-ShBA dhe bashkëpunimit

    Reporteri
    27 Nëntor 2024 | 21:13

    Kryeministri Albin Kurti ka shtruar sot drekë për Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe stafin e tij në shënim të Ditës së Falënderimeve.

    Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Kurti ka shprehur falënderimin për rolin vendimtar, angazhimin e pandërprerë dhe mbështetjen e palëkundur të ShBA-ve për Kosovën, shkruan Reporteri.net.

    “Dita e Falënderimeve në kulturën dhe traditën amerikane festohet mes familjarëve dhe miqve të afërt. Sot në Prishtinë, kryeministri Kurti këtë ditë të rëndësishme e shënoi me një drekë mes miqsh, në nderim të miqësisë ndërmjet Kosovës dhe ShBA-ve, popujve të të dy vendeve dhe bashkëpunimit me ambasadorin Hovenier, ambasadën amerikane dhe qeverinë amerikane.

    Sipas traditës së festës, kryeministri Kurti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij dhe të qeverisë që drejton për rolin vendimtar, angazhimin e pandërprerë dhe mbështetjen e palëkundur të ShBA-ve për shtetin e Kosovës dhe zhvillimin e tij”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!