×
  • Lajme
  • Lajme / Parashikimi

    Mot i butë sot, me vranësira e intervale me diell

    Reporteri
    28 Nëntor 2024 | 7:03

    Ditën e enjtë, më 28 nëntor, do të mbretëroj mot i butë, kryesisht me diell, herë herë me kalime vransirash, por pa mundësi për të reshura.

    Në mëngjes minimalet zbresin në 2C e 4C, derisa gjatë ditës temperaturat maksimale shkojnë deri në 12C e 14C, lokalisht më lart. Frynë erë e lehtë kryesisht jugore 1-3m/s, njofton Prishtina Weather.

    Reshje shiu përfshinë vendin të premten orëve të mëngjesit. Me rënie të temperaturës pranë 0C, ditën më vonë reshjet e shiut shndërrohen në borë, duke vazhduar mëngjesin e ditës së shtunë. Orëve të pasdites reshjet e borës në ultësira, mund të shndërrohen sërish në shi, duke vazhduar përgjatë ditës së diel, herë herë mjaft intenzive.

    Reshjet pritet të pushojnë mëngjesin e së hënës. Temperaturat minimale zbresin në 0C, e ato maksimale pas një rënie në 2C të shtunën, shënojnë rritje deri në 5C të hënën. Frynë erë kryesisht veriore e verilindore, herë herë e fuqishme me hove deri në 15m/s, të premten dhe në fundjavë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!