×
  • Lajme
  • Lajme / Matjet

    Viti 2024 më shqetësuesi për qytetarët e Kosovës sa u përket çmimeve të larta të shërbimeve publike

    Reporteri
    28 Nëntor 2024 | 7:35

    Në vitin 2024 qytetarët janë ankuar më së shumti për çmimet e larta të shërbimeve publike krahasuar me vitet e kaluara, sipas një matjeje të fundit.

    Sipas statistikave të paraqitura nga Dukagjini, të marra nga pulsi publik i UNDP-së, që nga viti 2017 deri në dhjetë mujorin e parë të vitit 2024, viti në të cilin jemi shënon rekord me 4.10%, ndërsa viti 2013 ishte 2.80%.

    Shqetësimi qytetar për çështjen e çmimeve të shërbimeve publike në vitin 2017 ishte 1.20%.

    Në vitin 2018 ky shqetësim kishte një ngritje minimale pra në 1.30%, kurse në vitin 2019 kishte mbërritur në 2.0%.

    Viti 2020 shënon një rritje më të lartë krahasuar me vitet paraprake, ku shqetësimi ishte rritur nga 2.0% në 3.10% për të rënë në vitin pasues (2021) në 2.80% dhe për të rënë ende më poshtë në vitin 2022 në 1.90%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!