×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumir Abixhiku uron 28 Nëntorin: Shqipëria si shtet pas tërë këtyre viteve të pavarësisë, është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon

    Reporteri
    28 Nëntor 2024 | 9:43

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

    Abdixhiku ka thënë se Shqipëria u bë një realitet përmes sakrificës dhe guximit të një brezi të lavdishëm, i cili vendosi të sfidojë çdo pengesë për të shpallur pavarësinë dhe për të ndërtuar një shoqëri, mbi vlerat e lirisë dhe demokracisë.

    Ai ka kujtuar edhe presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, për të cilin, Abdixhiku tha se e plotëson këtë ditë të madhe. Ai ka përmendur edhe komandantin legjendar Adem Jashari, sakrifica e të cilit është shembull për mbrojtjen e pragut të shtëpisë.

    Kreu i LDK-së, thotë se Shqipëria si shtet pas tërë këtyre viteve të pavarësisë, është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon.

    “Gjithë shqiptarëve kudo që janë urime 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, ditën historike, që u fitua me shumë sakrificë nga patriotët, burrat e gratë, që kishin ideal të përbashkët, aspiratën e kahershme për liri e pavarësi.

    Në këtë ditë feste, kujtojmë me krenari lindjen e një kombi të lirë dhe pavarur, të ndërtuar mbi idealin dhe vlerat e përbashkëta kombëtare. Shqipëria u bë një realitet përmes sakrificës dhe guximit të një brezi të lavdishëm, i cili vendosi të sfidojë çdo pengesë për të shpallur pavarësinë dhe për të ndërtuar një shoqëri, mbi vlerat e lirisë dhe demokracisë.

    Kjo datë, përkon me ditëlindjen e Gjergj Kastriotit Skenderbeut; mban emrin e Ismail Qemailit bashkë me patriotët e tjerë, që shpallën pavarësinë e Shqipërisë. Sot, e kujtojmë dhe Presidentin historik, Ibrahim Rugova, që me idenë dhe bërjen e shtetit të Kosovës, e plotëson këtë ditë të madhe. E kujtojmë komandantin legjendar, Adem Jashari, sakrifica e të cilit është shembull për mbrojtjen e pragut të shtëpisë. I kujtojmë e nderojmë dëshmorët, heronjtë dhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pa kontributin e tyre, Kosova dhe Shqipëria nuk do të ishin si sot!

    Shqipëria si shtet pas tërë këtyre viteve të pavarësisë, është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon. Mesazhi i Ditës së Flamurit është i qartë: Kujtojmë të shkuarën, nderojmë të rënët dhe punojmë për të ardhmen e shqiptarëve kudo që janë. Zoti i bekoftë shqiptarët!”, shkruan Abdixhiku në urimin e tij. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!