×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova drejt Shqipërisë, veteranët e UÇK-së kalojnë me ceremoni ushtarake në Morinë

    Reporteri
    28 Nëntor 2024 | 12:02

    Me flamujt kuq e zi dhe veshje kombëtare shumë qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të festuar Ditën e Flamurit.

    Jo vetëm Vlorën, por kanë zgjedhur edhe qytete të tjera për të qenë bashkë në shënimin e 112 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

    Në orët e para të ditës, pikën e përbashkët kufitare të Morinit e kaloi me ceremonial ushtarak një trupë e veteranëve të UÇK e FSK-së, e cila parakaloi në mënyrë simbolike me këngën për komandantin legjendar Adem Jashari.

    Sipas policisë kufitare fluksi më i madh i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë u shënua në orët e para të ditës, ndërsa është operuar me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle sipas protokollit ndërqeveritar në ditë festash./A2Cnn

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!