Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në kohën e qeverisjes së tij, veriu ishte më i integruar.
Haradinaj në emisionin në T7 tha se Kosova e kishte edhe një mundësi që përveç integrimit të veriut, të anëtarësohej edhe në NATO.
haradinaj tha se këtë ofertë edhe kryeministri Albin Kurti e kishte në tavolinë.
“Radojciqi e ka lëshu Kosovën në qeverisjen time se ka qenë i ndjekur. Veriu vazhdonte me qenë më i integruar. Ne e kishim edhe një mundësi që krahas integrimit të veriut me u antarësu në NATO, këtë ofertë na dhanë amerikanët në tavolinë, Kurti e ka pas në tavolinë këtë ofertë.
Na u ofru me e marrë veriun, me shliru edhe më shumë, por me na dhonë edhe NATO’n, por ky çka bëri, boni vetëm foto për vete dhe na la larg NATO’s”.
Tutje, Haradinaj tha se amerikanët nuk e lejuan ‘lojën’ e Kurtit.
“Arsyeja pse është ndalë Kurti se ata e kanë vërtetu se ky nuk po e bën për Kosovë, po për pushtet, për vota, për me dal në foto, për me shkatrru vendin e vet, me i fitu zgjedhjet, e duke qenë kështu amerikanët nuk ia kanë leju këtë lojë. I kanë tregu që smundesh me bo lojëra me vendin tënd”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.