×
  • Lajme
  • Botë

    Ish-ushtari britanik shpallet fajtor se spiunoi për Iranin

    Reporteri
    28 Nëntor 2024 | 22:52

    Një gjykatë në Londër e ka shpallur fajtor një ish-ushtar britanik, pasi ai i u kishte dhënë informata të ndjeshme shërbimeve të inteligjencës iraniane.

    Prokurorët thanë se Daniel Abed Khalife, 23-vjeçar, luajti një “lojë cinike” duke pretenduar se donte të bëhej agjent i dyfishtë për Britaninë e Madhe, por ia dorëzoi Iranit një sasi të madhe të materialeve të klasifikuara dhe të ndaluara, të cilat përmbanin edhe emrat e oficerëve të forcave speciale.

    Aktgjykimi ndaj tij u shpall në Gjykatën Woolwich në Londër më 28 nëntor.

    Prokurori Mark Heywood i tha jurisë në fillim të gjykimit se Khalife mblodhi informata të ndjeshme mes majit 2019 dhe janarit 2022.

    Khalife u gjykua nën akuzat për mbledhjen e informatave që mund të jenë të dobishme për armikun, kryesisht Iranin, si dhe për sigurimin e informatave që kanë mundësi të jenë të dobishme për terrorizëm.

    Khalife, i cili u përjashtua nga ushtria pas përballjes me akuza, u akuza edhe për montimin e bombave të rrejshme në barakat e ushtrisë. Megjithatë, gjykata e hodhi poshtë këtë akuzë kundër tij.

    Ai iku nga burgu në Londër në shtator 2023, ku po mbahej në pritje të nisjes së gjykimit, dhe i kaloi tri ditë në arrati./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!