×
  • Lajme
  • Lajme / Kryetari i AAK-së

    Haradinaj: Kurti është shefi i korrupsionit dhe hajnisë

    Reporteri
    28 Nëntor 2024 | 23:25
    Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti. Fotografi nga arkivi.

    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti është shefi i korrupsionit dhe i hajnisë’.

    Kreu i AAK-së në emisionin  në T7 tha se ministrat e Kurtit nën mbrojtjen e tij kanë guxuar të japin shumë tenderë njëburimor.

    Ai tha se kur vjedhin mnistriat Kurti i mbron, ndërsa i sulmon prokurorët.

    “Ky e ka leju korrupsionin vet, Kurti është shefi i korrupsionit, hajnisë në Kosovë. Ata kur vjedhin, Kurti i mbron dhe i sulmon prokurorët. Nën mbrojtjen e Kurtit kanë guxu ministrat e tij me dhënë tendera njëburimor aq shumë”.

    Ndërsa, teksa foli për skandalet e Mimoza Kusari-Lila e ministrit Faton Peci, Haradinaj thotë se Kurti është shefi i të gjitha këtyre zhvillimeve, pasi sipas tij, asgjë nuk bëhet pa dijeninë e tij.

    “Ai po e mbron vetën dhe ata, se këto janë hallkat të të njëjtit zingjir. Kur i kputet një hallkë e din ku mbërrin. Ai është shefi i krejt këtyre zhvillimeve, asgjë nuk bëhet pa dijen e tij, e pa bekimin e tij. Ai është përgjegjësi i parë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!