×
  • Lajme
  • Lajme / Përballje televizive

    Nga Vetëvendosje i përgjigjen Hykmete Bajramit: E kishte mundësinë për përballje, nuk erdhe

    Reporteri
    29 Nëntor 2024 | 14:23

    Arlind Manxhuka, zëdhënësi i VV-së, i është përgjigjur deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila e sfidoi VV-në për debat dhe përballje në televizion.

    Manxhuka ka shkruar se Bajrami e ka pasur mundësinë për përballje.

    Tutje, Manxhuka ka shpërndarë  emisionit “Debat Plus”, ku Bajrami ishte ftuar e nuk kishte marrë pjesë

    “Hykmete Bajrami e kishte mundësinë për përballje, por ndonëse e kishin konfirmuar nuk erdhi. Këta shprehin guxim për përballje për aq kohë sa supozojnë që ajo nuk ndodhë, kur ndodhë ja si duken karriget”,  ka shkruar ai.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, gjatë ditës së sotme i ka bërë ftesë publike Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, për përballje televizive madje iu ka lënë atyre që të caktojnë studion dhe kohën.

    Këtë e ka bërë Bajrami përmes një shkrimi në Facebook, ku i ka sfiduar që të debatojnë për një sërë çështjesh.

    “I bëj thirrje krejt kabinetit qeveritar le të vinë në debat e të flasim për: Thesarin, doracakët, grurin, kontratat një burimore në MTI-së dhe të MASHTI-it (normal gënjeshtra të Armend sekserit), mandej flasim për rezervat shtetërore dhe Ridvan Muharremin, për tenderët në KEK-ut dhe Martin Berishajn, për licencat e Microsoftit, për160 çerdhe, lirimin e energjisë elektrike e deri te bashkimi kombëtar”, shkroi Bajrami.

    “Caktone studion, kohën merrni vizatimet me vete unë ju pres. Ejani të ballafaqohemi!”, shkroi ajo. /Reporteri.net/

    Hykmete Bajrami i fton në përballje të gjithë kabinetin e Kurtit: Caktone studion, merrni vizatimet me vete, unë ju pres

    B

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!