×
  • Lajme
  • Botë

    Kaja Kallas nis sot punën si kryediplomate e BE-së

    Reporteri
    01 Dhjetor 2024 | 9:11

    Ish-kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, nga sot do ta merr detyrën e re.

    Ajo do ta pasojë Josep Borrellin, në pozitën e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian.

    Kallas me këtë rast tha se është nder që do t’i ndjek hapat e politikanit të njohur spanjoll.

    “I dashur Josep Borrell , është një nder i jashtëzakonshëm të ndjek hapat e tu pas 5 viteve të vështira @eu_eeas në formësimin e jashtëm dhe të sigurisë së BE-së”, ka shkruar Kallas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!