×
  • Lajme
  • Lajme / Flet Veton Elshani

    Vazhdon edhe sot kontrolla e policisë përreth kanalit të Ibër-Lepencit

    Reporteri
    01 Dhjetor 2024 | 13:54

    Policia e Kosovës po vazhdon edhe sot kontrollet përrreth kanalit të Ibër-Lepencit ku dhe ndodhi sulmi i së premtes.

    Kështu ka deklaruar për Gazetën Online Reporteri.net, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    “Ka kontroll të terrenit rreth kanalit”, ka thënë shkurtimisht Elshani për Reporteri.net.

    Lidhur me sulmin, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se janë arrestuar tetë persona si të dyshuar.

    Poashtu ai ka bërë të ditur se sipas ekspertëve janë përdorur 15 kilogramë eksploziv për këtë sulm.

    Në anën tjetër, Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha tha dje në konferencë për media se kanë konfiskuar mbi 200 uniforma ushtarake, 6 zolla, 3 granata dore, 2 armë AK47, 1 revole, municion të kalibrave të ndryshëm, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, para dhe pajisje të tjera.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!