×
  • Lajme
  • Lajme / Sulmi i së premtes

    Sillet para gjykatës një nga të arrestuarit për shpërthimin në Ibër-Lepenc

    Reporteri
    01 Dhjetor 2024 | 15:22
    Foto: Koha.net/ Driton Paçarada

    Të dielën e 1 dhjetorit është sjell para Gjykatës Themelore në Prishtinë një nga të arrestuarit për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit të premtën mbrëma.

    Të arrestuarit pritet t’i caktohet masa e sigurisë.

    Ministri Xhelal Sveçla ka bërë të ditur ditën e djeshme në konferencë për media, se lidhur me rastin janë arrestuar tetë persona si të dyshuar, por ai nuk zbuloi emrat e tyre për shkak se ai tha po bëhen hetimet.

    Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha tha se është konfiskuar armatim, përfshirë eksploziv, pas një operacioni të gjerë në veri në lidhje me shpërthimin në Ibër-Lepenc.

    Ndërsa, sot, zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani tha për Gazetën Online Reporteri.net, se kontrollet përreth kanalit po vazhdojnë edhe sot.

    “Ka kontroll të terrenit rreth kanalit”, ka thënë shkurtimisht Elshani për Reporteri.net.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!