Policia e Kosovës edhe sot ka zhvilluar kontrolle në kanalin e Ibër-Lepencin në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.
Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani, ka thënë për Reporteri.net se gjatë këtyre kontrolleve janë kryer bastisje dhe janë konfiskuar tri pushkë gjuetie.
Sipas tij, nuk ka të arrestuar, ndërsa kontrollet janë kryer së bashku me Njësinë Policore K-9.
“Sot kemi pas kontroll të terrenit përgjatë kanalit në Varagë, po ashtu edhe bastisje. Kemi konfiskuar 3 pushkë gjuetie por nuk kemi të ndaluar apo të arrestuar. Kontrolli i terrenit është kryer me njësinë policore K-9, e po ashtu edhe me njësitet tjera policore dhe tashmë ka përfunduar”, ka thënë Elshani.
Kujtojmë se sot ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla së bashku me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë qëndruar në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku janë informuar për së afërmi nga ekspertët e fushës në lidhje me gjendjen aktuale në kanalin e Ibër-Lepencit.
Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës po vazhdon me punën e saj në ndriqimin e shpërthimit në Ibër Lepenc.
“Policia po vazhdon punën e saj, ky është sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike, nëse dikush mendon se do ta lëmë me kaq, e ka gabim. Institucionet e sigurisë, hetimet do të zbulojnë krejt Öka ka ndodh, dhe përgjegjësit do të dalin para drejtësisë”, ka thënë Sveçla. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.