×
  • Lajme
  • Lajme / Ministri i Brendshëm

    Sveçla shkon edhe sot në Varagë: Nëse dikush mendon se do ta lëmë me kaq, e ka gabim

    Reporteri
    01 Dhjetor 2024 | 16:33

    Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla së bashku me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë qëndruar në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku janë informuar për së afërmi nga ekspertët e fushës në lidhje me gjendjen aktuale në kanalin e Ibër-Lepencit.

    Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës po vazhdon me punën e saj në ndriqimin e shpërthimit në Ibër Lepenc.

    “Policia po vazhdon punën e saj, ky është sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike, nëse dikush mendon se do ta lëmë me kaq, e ka gabim. Institucionet e sigurisë, hetimet do të zbulojnë krejt çka ka ndodh, dhe përgjegjësit do të dalin para drejtësisë”, ka thënë Sveçla, shkruan Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!