×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    Një muaj paraburgim për të arrestuarin e parë për sulmin terrorist në Zubin Potok

    Reporteri
    01 Dhjetor 2024 | 17:47

    Në Gjykatën e Prishtinës është mbajtur seanca praprake ndaj të pandehurit Dragisha Viqentijeviq, i arrestuar si i dyshuar për sulmin terrorist të kryer më 29.11.2024 në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në zonën e Zubin Potokut.

    Avokati i të pandehurit, Millosh Delleviq, ka njoftuar se Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të mbrojturit të tij.

    Kujtojmë se nga një shpërthim që ka ndodhur më më 29 nëntor është dëmtuar kanali i ujit i Ibër-Lepencit.

    Shpërthimi terrorist është kryer në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut.

    Qeveria e Kosovës thotë se ky sulm është dirigjuar e orkestruar nga Serbia e i kryer nga profesionistë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!