×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes gazetari Zijadin Gashi

    Reporteri
    03 Dhjetor 2024 | 8:25

    Gazetari kosovar, Zijadin Gashi, ka vdekur mëngjesin e sotëm.

    Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Një prej emrave të njohur në botën e gazetarisë kosovare, Zijadin Gashi,  pak muaj më parë i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike në tru.

    Atë kohë vetë gazetari Gashi kishte njoftuar se operimi ka rezultuar i suksesshëm dhe se pret që t’i kalojë edhe sfidat pas operacionit, duke shpresuar se një ditë do t’i rikthehet edhe profesionit.

    Zijadin Gashi ka qenë pjesë aktive e gazetarisë kosovare para dhe gjatë luftës, kurse edhe pas çlirimit punoi në disa prej mediumeve të shkruara e elektronike në Kosovë.

    Së fundmi, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës,  kishte ndarë mirënjohje për Gashin, pikërisht për kontributin e dhënë në gazetari, gjatë periudhave të vështira të Kosovës

    Siç ka njoftuar familja, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e qytetit të Prishtinës, ora 14:00./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!