×
  • Lajme
  • Botë

    Çfarë mund të sjellë për Evropën aleanca Meloni-Musk

    Reporteri
    03 Dhjetor 2024 | 12:58

    Elon Musk dhe Giorgia Meloni duket se prej vitesh e admirojnë njëri-tjetrin – komentet në mediat sociale janë të zjarrta, madje presupozohet “çfarë dashurie fantastike?”

    Po a mund të ketë pasoja kjo aleancë për Europën, tani që Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë?

    Politika, ekonomia, vlerat tejet konservatore – kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe multimiliarderin Elon Musk duket se e bashkojnë shumë gjëra. Në media spekulohet madje, se aleanca Meloni-Musk ka potencialin të ndryshojë Italinë dhe BE.

    Sidomos pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale. Tani që Europa ka shumë dilema me rikthimin e Trump, vëmendja është drejtuar nga Giorgia Meloni, e cila që herët ka vendosur kontakte me kampin e Trumpit.

    Me përzierjen e Elon Musk në politikën amerikane, a do të fillojë për Melonin një kapitull i ri politik? Revista gjermane “Spiegel” shtron pyetjen, nëse “do të ndryshojë ajo kursin, e mbështetur nga republikanët e afërt në botëkuptim.

    “Deri tani Meloni paraqitej në BE me një profil të moderuar e pragmatik, por do të mund tregojë ajo në BE një fytyrë tjetër me ardhjen e Trump e do të dojë të ndryshojë BE? Një fjali e saj i bën vëzhguesit të mendohen. Meloni ka thënë se “do të udhëheqë jo të vijë nga pas” Të presim çdo të sjellë viti i ardhshëm…/DW

    Elon Musk, CEO of Tesla, right, presents Giorgia Meloni, Italy’s president of the Council of Ministers, with an award during the Global Citizen Awards dinner, Monday, Sept. 23, 2024, in New York. (AP Photo/Michelle Farsi)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!